Një udhëtim njohës në krijimtarinë e Martin Camaj 28 vite pas largimit nga jeta

E premte, 19 Prill, 2024

Martin Camaj ndërroi jetë 28 vjet më parë, në Mynih të Gjermanisë. Për fat të keq, si shumë autorë shqiptarë, të gjallë apo të vdekur, Martin Camaj edhe pse e kishte marrë atdheun me vete në zemër njihej fare pak në Shqipëri. Madje as që i përmendej emri, ndërsa gëzonte nam të madh në Itali e në Gjermani, në të gjallë.

Pas rënies së diktaturës u thyen muret e izolimit të Shqipërisë nga bota dhe veprat e Camaj të shkruara në mërgim iu kthyen lexuesit shqiptar.

Tashmë lexuesi shqiptar e njeh mirë veprimtarinë e shumanshme kulturore, artistike e shkencore të Martin Camajt, por veprës së tij, që mbush boshllëkun e historishkrimit të letërsisë moderne pas Migjenit në letërsinë shqipe ende nuk i është bërë një zbërthim shterues.

Martin Camaj u arratis nga Shqipëria në vitin 1948, duke marrë me vete mbresat dhe kujtimet e pashlyeshme të vendlindjes, rrënjët e atdheut të tij i thelloi në krijimtari.

Veprat e para të Camajt ku shfaqi talentin e veçantë të tij ishin “Një fyell ndër male”, botuar në Prishtinë më 1953. Pas këtij vëllimi me poezi, Martin Camaj botoi “Kënga e vërrikut”, më 1954 në Prishtinë; “Djella” (roman lirik bashkë me disa poezi) më 1958, në Romë); “Legjenda” (poezi) më 1964; “Lirika mes dy motesh” (poezi, botuar në Mynhen më 1967); “Rrathë” 1978; “Njeriu me vete e me të tjerë” 1978; “Dranja” (madrigal, më 1981); “Shkundullima” (pesë proza dhe një dramë, botuar po aty, më 1981; “Karpa” (roman, 1984), etj.

Përveç këtyre veprave, Martin Camaj ka botuar mjaft shkrime kritike, ese e studime nëpër revista të ndryshme, si për shembull: “Zjarri”, “Shejzat”, “Albania”, “Jeta e re”, “Südost Forschungen”, etj. Vepra e Martin Camaj e sidomos poezia e tij njihet për plot motive, shëmbëlltyra e tipare natyraliste nga malësitë e Shqipërisë Veriore, ku spikasin shprehitë e traditës shkodrane.

Martin Camaj edhe pse nuk u lidh dot me lexuesit shqiptarë, për arsye të diktaturës, ka mbajtur lidhur urat me poetët më të mirë e të shquar të shqipes ku i kushton poezi edhe Ndre Mjedës.

Ai frymëzohet nga metrika magjike e Mjedës, por poezitë e tij janë më të kursyera ne fjalë e të pasuara me imazhe e ngjyresa karakteristike të vargut. Pas disa vitesh qëndrim në Gjermani në vitin 1957 Camaj u vendos në Romë, ku poezia e tij u ndikua nga rryma hermetike e poetit italian Ungareti, si dhe nga narrativa lirike e Mondales.

E megjithatë artin Camaj i ruajti veçoritë kombëtare, pa u zvetnuar nga ndikimet e huaja.

Ndjenjat dhe mendimet që i gëlonin përbrenda, malli për tokën shqiptare, janë gjithmonë brenda metaforave hermetike të tij, shpesh me kode të drejtpërdrejta të miteve e legjendave që njihen vetëm në tokën e tij. Në veprat e shkruara shqip të Martin Camajt zotëron një gegërishte veriore me shumë vlerë si kujtesë të dialektit të hershëm të pasura me lëvrime të reja gjuhësore.

Martin Camaj ka dhënë kontribut edhe në gjuhësi. Ai vlerësohet nga kritika dhe lexuesi si “Mjeshtër i fjalës në prozë dhe në poezi”. Por ende në shkollat e letërisë shqipe nuk njihen përmasat e gjera të krijimtarisë së këtij shkrimtari si romancier e dramaturg.

Romani i tij i jashtëzakonshëm “Rrathë” doli në dritë pas një pune 15-vjeçare të autorit. I habitshëm sesi ai nga larg pa e parë dhe prekur Shqipërinë ka depërtuar dhe ka zbërthyer dukuritë e jetës shqiptare.

Camaj solli një ndihmesë të vyer me studimin e historikut të shqipes nëpërmjet disertacionit përkushtuar Gjon Buzukut, si dhe nëpërmjet zbërthimit të veprës “Cuneus prophetarum” të Bogdanit. Peshë të veçantë kanë studimet dialektologjike të bëra nga Camaj me metodën strukturale nëpër bashkësitë arbëreshe.

Është një krijimtari me vlerë edhe ne shkencat albanologjike. Në këtë krijimtari përfshihen monografia “La parlata albanese di Greci in provincia di Avellino” (botuar në Firence më 1961); “Die albanische Mundart von Falconara Albanese in der Provinz Cosenza” (botuar në Mynih më 1977) dhjetëra përshkrime të krijimeve dialektore italo-shqiptare, ndër të cilat po veçojmë: “Zur Albanischen Mundart von Barile in der Provinz Potenza” (botuar në Mynih më 1971), “Per una tipologia dell’arberesh” (botuar në Palermo më 1982), etj.

Përshkrimi i dialekteve shqiptare në Itali përbën për Martin Camajn një prej fushave gjuhësore më të begata, të cilës iu dedikua qysh në zanafillat e veprimtarisë së tij kërkimore duke i kushtuar për më se tri dekada një varg ekspeditash shkencore. Ai iu fut kësaj pune në një kohë kur udhëtimi në fshatrat italo-shqiptare paraqiste ende shumë vështirësi dhe studimet ekzistuese mbi dialektet në fjalë ishin tejet të rralla. Në fillimet e kërkimeve të tij shkencore në Itali Camajt nuk i mungoi mbështetja dhe inkurajimi i mësuesit dhe shokut të tij Ernest Koliqi, asokohe ordinarius për albanologji në Romë. Më tej, në vitet që pasuan, qe vetë Camaj ai që në Munih, në cilësinë e të vetmit profesor për albanologji në RFGj, formoi një varg shkencëtarësh, të cilët vazhdojnë të punojnë në mënyrë aktive në fushën e arbërishtes. Në këtë prizëm duhen përmendur dhe lidhjet e ngushta që pati me katedrat e albanologjisë në Kozencë e Palermo.

Nga mesi i viteve ’60, Martin Camaj shkon të jetojë sërish në Mynih, ku u punësua si mësimdhënës universitar i gjuhës shqipe dhe aty botoi librin “Lehrbuch der Albanischen” si dhe monografinë “Albanische Wortbildung”, me një përmbajtej inetrsante për fjalëformimin e shqipes, e cila merret me çështjet e ndërlikuara të trajtave dhe etimologjive shqipe.

Ai ka botuar edhe librin “Albanian Grammar” rreth strukturës gramatikore të shqipes në tri krijimet e saj, d.m.th në gegërisht, toskërisht dhe në arbëreshe. Kjo vepër përmban pjesë të zgjedhura nga Buzuku e Matrënga, Budi e Bogdani, Variboba e De Rada, Hasan Zyko Kamberi e Naim Frashëri, Skiroi e Mjeda, Fishta e Konica, Asdreni e Fan Noli, Koliqi e Migjeni, Xoxa e Gajtani.

Martin Camaj ka sjellë një ndihmesë të madhe edhe në rrafshin e studimeve të folklorit, ku ai bëri një punë të jashtëzakonshme si docent i Albanologjisë në Universitetin e Mynhenit, e më vonë si shef katedre.

Burimi origjinal, këtu: