Bessa Myftiu: Mërgimi ka ndikuar shumë që të bëhem kjo shkrimtare që jam sot

E shtunë, 20 Prill, 2024

“Udhët e kthimit lashtësia e një miti modern”, ishte një nga panelet e zhvilluara në Takimin e Shkrimtarëve të Diasporës, ku u diskutua mbi tiparet e letërsisë sonë, formimin e saj nga jashtë territorit shqiptar, që ka theksuar qysh në hershmëri karakterin atdhetar të krijimtarisë artistike. Pjesë e këtij paneli ishte dhe shkrimtarja e artistja shqiptare Bessa Myftiu.

Vajza e shkrimtarit disident Mehmet Myftiu e nëna e këngëtares së muzikës xhaz Elina Duni, u lindi dhe u shkollua në Tiranë. Ajo ka punuar si gazetare dhe ka shkruar skenarin e filmit televiziv “Unë e dua Erën” më 1991, moment i largimit të saj nga Shqipëria për në Zvicër. Sot është pedagoge në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Lozanë të Zvicrës.

Në veprat e saj flet për Shqipërinë nga një perspektivë objektive. Ajo tregon se largimi ka ndikuar në karakterin e saj prej shkrimtareje.

“Mërgimi ka ndikuar shumë që të bëhem kjo shkrimtare që jam sot… Ndryshimi i gjuhës më ka dhënë mundësinë që të tregoj e të flas mbi Shqipërinë në një distancë tjetër. Nëse në Shqipëri gjërat shqip më dhembin, në frëngjisht distanca e duhur bënte që unë të kisha një vështrim më objektiv. …Ajo që mbetet është humori. Unë nuk mund të zihem në shqip dhe nuk mund të bëj dot humor në frëngjisht. Shqipja mbetet në thellësitë e mia…”, thotë ajo.

Myftiu është autore e vëllimit poetik në dy gjuhë “Miq të humbur /Des amis perdus”, e disa romaneve në gjuhën frënge dhe e një përmbledhjeje me tregime, të cilat janë botuar edhe në gjuhën shqipe.