Sot kemi arritur në një fazë të re…

E mërkurë, 24 Prill, 2024
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Sot kemi arritur në një fazë të re…

Nga Ardian Lekaj

Të dashur lexues,

Nëse deri pak kohë më parë shqiptarët nëpër botë trajtoheshin si emigrantë, sot migrimi i tyre po trajtohet si një dukuri shumëdimensionale.

Rrjetëzimi nëpërmjet platformës së ideuar nga Ministria e Diasporës, nëpërmjet administrimit të të gjitha burimeve, po merr zhvillim të pandalshëm, të etur, që zgjon çdo ndjesi që lidhet me identitetin tonë.

Botimi i Gazetës së Diasporës është hapi më i ri, që çon në një faze të re, jetën e Diasporës Shqiptare.

Padyshim meritat më të mëdha dhe falenderimet tona i takojnë të gjithë stafit të Ministrisë së Diasporës dhe institucioneve të vartësisë, që me gjithë vështirësitë e kësaj periudhe të tensionuar shëndetësore, ekonomike, financiare dhe administrative, e përcjellë edhe nga pasojat e tërmetit të nëntorit, duke vijuar shumë shpejt tek kriza e virusit COVID-19, arritën të publikojnë numrin e parë të kësaj gazete.

Jam krenar që jam bërë pjesë e këtij sistemi. Kryesimi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare është projekti të cilit i besoj më së miri, për një bashkëpunim shumë të ngushtë me të gjithë ju, që me përvojë, meritë profesionale dhe intelektuale, keni thyer çdo rekord negativ të shënuar në të kaluarën për Shqipërinë tonë jashtë saj, duke dhënë e thënë të vërtetën e suksesit te integruar në nivelet më të larta ndërkombëtare.

Fatkeqësisht po jetojmë një fazë të re, në të cilën kërkohet solidaritet mbarëkombëtar pa dallim feje, krahine apo bindjeje politike. Zemrat e shqiptarëve kudo ku janë, kanë sot të njëjtën rrahje dhe të njëjtin shqetësim. Kemi të njëjtin armik që na rrezikon jetën.

Si Dhomë e Biznesit të Diasporës po ndjekim nga afër gjendjen dhe masat që merr qeveria, si dhe efektet ekonomike të këtij virusi. Atje ku kemi mundësi këshillojmë, motivojmë dhe japim ndihmë konkrete. Është pikërisht lidhja jonë dhe forcimi i rolit të Dhomës për të ofruar një bankë jo vetëm idesh, por edhe mundësish, për t’u përballur me një botë të re sipërmarrjeje, tregu dhe politikash.

Sot nuk është momenti dhe koha për të drejtuar gishtin, cili veproi mirë apo cili gaboi, kush e tha dhe kush nuk reagoi… Sot është koha e solidaritetit. Le të bëjmë më të mirën që ta lëmë pas këtë situatë e ta kujtojmë si një ëndërr të keqe. Me siguri që fletët e lavdërimit do të ndahen më vonë.

Jam i nderuar që më lejohet të shkruaj sot në numrin e parë të Gazetës së Diasporës që do të na lidhë akoma më shumë, dhe t’iu uroj të gjithëve: “Me këmbë të mbarë!”

Jam i sigurt se kjo gazetë do të jetë një instrument i bashkimit mbarëkombëtar, ku do të lexojmë për arritjet e shkëlqyera të shqiptarëve kudo që ndodhen dhe nëpërmjet informacionit të përcjellë periodikisht, do të na shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin e bizneseve të reja.

Në emër të skuadrës së Dhomës së Biznesit të Diasporës, i urojmë të gjithë stafit të Gazetës së Diasporës, suksese në rrugëtimin tuaj dhe një bashkëpunim sa më frytdhënës.

*Kryetar i Dhomës se Biznesit të Diasporës